Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistën e tij për Radio Evropa e Lirë se tashmë opozita është e bashkuar dhe bazohet në parime, program dhe prioritete të reja.
“Janë tejkaluar disa pengesa se kush do të udhëheq me opozitën dhe fokusi është vendosur se shqiptarëve u nevojitet konkurrenca në bllokun shqiptar. Të ketë konkurrencë në ide, program, platformë, gjë që ka munguar gjatë këtyre 20 viteve”, u shpreh Mexhiti.
Ai tha se opozita shqiptare nuk do të vërtetojë qeverisjen e keqe të BDI-së dhe partnerëve tjerë, por do të japë propozime konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve për të përmirësuar standardin jetësor dhe të parandalojë emigrimin e të rinjve.
“Do të luftohet korrupsioni i cili theksohet në raportin e fundit katastrofal për shkak të korrupsionit të nivelit të lartë. Fokusi do të jetë edhe te çështjet ekonomike për shkak se sipas hulumtimeve, shtatë nga tetë çështje që i prekin shqiptarët janë pagat dhe standardi jetësor”, tha Mexhiti.
Mexhiti po ashtu u shpreh se presin edhe parti të tjera politike të bashkohen Lëvizjes Evropiane për Ndryshime dhe se në zgjedhjet presidenciale do të garojnë me kandidat për president./Telegrafi/