Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, tha se integrimet evropiane mbeten prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por theksoi nevojën për një zgjidhje të drejtë për të gjithë.
Mexhiti theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të sigurojë një balancë të drejtë ndërmjet palëve të interesuara.
“Ne të gjithë duam dhe po punojmë për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë që do të na afrojë me BE-në. Askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por ne po kërkojmë një zgjidhje në të cilën të gjithë do të jenë fitues”, tha Mexhiti në “Kanal5”.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur debati për ndryshimet kushtetuese dhe ecuria e procesit të integrimit europian mbetet një nga çështjet kryesore politike./Telegrafi/