Site icon Telegrafi

Mexhiti: Në fokus do të kemi perspektivën evropiane të vendit dhe luftën kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti njoftoi se kanë filluar me koordinim të rregullt me ministrat e VLEN-it që siç tha, në mënyrë që zotimet programore të përmbushen.

Mexhiti tha se ky koordinimi do të shtrihet edhe tek zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të zgjedhur e të emëruar nga koalicioni VLEN dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e premtimeve parazgjedhore.

Mexhiti theksoi se në fokus do të kenë dinamizimin e perspektivës së anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe decentralizimin e pushtetit tek komunat, si shërbimi i parë i drejtpërdrejtë për qytetarët.

 

Exit mobile version