Site icon Telegrafi

Mexhiti: Kjo Qeveri është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut

Zv. kryeministri Izet Mexhiti është në vizitë dyditore në Shqipëri, ku do të takohet me krerët shtetëror.

Nga Tirana, Mexhiti tha se, Qeveria është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut dhe siç tha, është një fillim pasi edhe OBRM-PDUKM nuk është e njëjta me OBRM-PDUKM-në e Gruevskit.

“Qeveria përbëhet prej dy shumicave, është shumica maqedone dhe shumica shqiptare dhe pakicave të tjera dhe cili fiton në kampin maqedonas nuk e përcaktojmë ne por votuesi maqedonas ndërsa në kampin shqiptar e përcakton votuesi shqiptar.

Kjo qeveri e re është një fillim i ri për Maqedoninë. Fillimi i ri se është një OBRM-PDUKM nuk ka hipotekën e të kaluarës së Gruevskit, sepse edhe OBRM-PDUKM ka nuancat e veta”, tha Izet Mexhiti.

Exit mobile version