Telegrafi

Mexhiti: Kemi dëshmi me shkrim se OBRM-PDUKM e pranoi dygjuhësinë dhe gjobat nëse nuk zbatohet

Kryetari i Komunës së Çairit dhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, mbrëmë në emisionin ‘Në rruga drejt…’ në televizionin Alsat M ka deklaruar se OBRM-PDUKM e ka pranuar edhe më tepër nga ajo çfarë është kërkuar nga ana e partive shqiptare, përveç PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM e ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Mexhiti është përgjigjur: Po, dhe nuk ishte problemi në gjuhën shqipe, por dallimi diametralisht në mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM ishte vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe votimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ka theksuar Mexhiti.

Ai shton se mandati i PSP-së ishte pika për të cilën OBRM-PDUKM nuk dëshironte të dëgjonte.

‘OBRM-PDUKM ka pranuar edhe dygjuhësinë edhe gjobat për drejtorët e institucioneve atje nuk do të flitet shqip. Gjithçka u pranua, vetëm për PSP-në nuk dëshironte të dëgjonte. Prandaj nuk është arritur koalicioni me ta. Dhe për këtë kemi dëshmi të shkruara. /Telegrafi/