Telegrafi

Mexhiti: Edhe OBRM-PDUKM-ja ka biseduar për kartëmonedhat dygjuhësore, uniformat dhe Deklaratën

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, përsëri para publikut ka zbuluar një pjesë të bisedimeve me OBRM-PDUKM-në për formimin e qeverisë së re, të cilat dështuan në momentin e fundit. Mexhiti në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, theksoi se OBRM-PDUKM-ja gjatë gjithë kohës me BDI-në ka biseduar për Deklaratën, ndërsa e vetmja pikë që nuk janë pajtuar ka qenë ligji për mbrojtje të dëshmitarëve dhe për vazhdimin e mandatit të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çfarë ka bërë OBRM-PRUKM-ja 20 ditë me ne? Ka biseduar për Deklaratën dhe këtë do ta tregojë koha. Kemi biseduar edhe për uniformat dhe për paratë të jenë në dygjuhë”, tha Mexhiti.

Përderisa OBRM-PDUKM-ja po negocionte me BDI-në, deklaruan se është përgatitur ligj i ri për përdorimin e gjuhëve, por pas kësaj Ahmeti u tërhoq, pasi disa funksionarë tjerë të BDI-së nuk lejuan të bashkëqeveriset me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/