Site icon Telegrafi

Mexhiti: 1117 punësime të reja në sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë një njoftim lidhur me numrin e punësimeve të reja në sektorin e shëndetësisë, duke konfirmuar se numri i personave të punësuar do të jetë 1117. Procedura e aplikimeve është përfunduar, dhe dokumentacioni është dorëzuar te Ministria e Shëndetësisë.

Mexhiti gjithashtu ka bërë të ditur se pas procedurës së miratimit nga Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, pritet që të finalizohet procesi i punësimeve. Objektivi është që të mbyllet kjo procedurë para se të shpallen zgjedhjet.

Ministri tha se, megjithëse numri i punësimeve është ende i ulët në krahasim me nevojat e sektorit të shëndetësisë, ata po punojnë për ta realizuar këtë qëllim. Ai gjithashtu u përpoq të shpjegonte se, edhe pse janë mbi 2000 persona të marrë në shërbim me marrëveshje, ata po bëjnë përpjekje për të reduktuar këtë numër dhe për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë efikase, duke theksuar se ky proces nuk do të ndalet pas kësaj faze të parë./Telegrafi/

Exit mobile version