Të gjithë kryetarët e Federatave të pranuara evropiane ftohen nga EHF të jenë të pranishëm në aktivitetet e këtij lloji.
Kryetari Devaja ka bërë të ditur se atje do ti takojë homologët evropianë dhe se para nikoqirit do ta prezantojë FHK-në.
Federata e Hendbollit e Kosovës është e pranuar në Federatën Evropiane me të drejta të kufizuara.
Klubet tona më të mira marrin pjesë në garat evropiane, ndërsa përfaqësueset tona ende nuk e kanë këtë të drejtë. /Telegrafi/