Telegrafi

Mexes drejt Cityt?

Daily Mail shkruan se Juventus dhe Milan janë interesuar për francezin, por ai dëshiron ta provojë veten në një ligë tjetër sezonin e ardhshëm.

Mexes ndjehet i nënvlerësuar që kur Claudio Ranieri e mori drejtimin e Romës dhe shpreson të joshë interesimin e Roberto Mancinit te Manchester City.

Mbrojtja e dobët e Cityt ka pranuar 37 gola në 29 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, që është dukshëm më e lartë se çdo rival serioz për pozitën e katërt./Telegrafi/