Teknika me të cilën fytyra merr linja të drejta dhe simetrike ka marrë emrin sipas mjekut ortodont nga Britania e Madhe, Mikey Mewu
Teoria kryesore është që harmonia e syve dhe e mollëzave të faqeve të varet nga pozita e nofullës së sipërme.
Maksilla është nofulla e sipërme dhe ashti i mesëm i fytyrës, andaj është e rëndësishme për formë dhe dukje të fytyrës. Kjo teknikë, zvogëlon mjekrën dhe rrathët e syve dhe forcon simetrinë e fytyrës, transmeton Telegrafi.
Çështja kryesore e kësaj teknike është pozita dhe ushtrimi i gjuhës, përkatësisht shtypja në drejtim të pjesës së sipërme të gavrës së gojës.
Rezultat i tendosjes së gavrës së gojës është forcimi i muskujve, të cilët e mbajnë fytyrën drejt. Me atë rast është me rëndësi të mos i shtrëngoni dhëmbët, në mënyrë që të mos i lëvizni përpara.
Kjo teknikë përfshin edhe mënyrën e gëlltitjes, bashkë me pak ujë mund të krijoni vakum në zonën e qiellzës dhe pastaj gëlltiteni.
Studimet konstatojnë që fytyra jonë ndryshon dhe prishet më shumë, sepse hamë ushqim të butë, të ndryshëm me atë që kanë ngrënë të parët tanë, shkruan Guardian.
Në të vërtetë, gjithnjë e më të butë dhe më jocilësore, prandaj nuk e kafshojmë dhe e përtypin si më parë, prandaj është me rëndësi të hahen pemë dhe perime, si ushqim më i shëndetshëm jo vetëm për shkak të vitaminave, por edhe për shkak të teksturës së fortë. /Telegrafi/