Manchester United është duke i shqyrtuar opsionet e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier.
Independent bën të ditur se Djajtë e Kuq do të përpiqen gjatë verës që t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit 27 vjeçar.
Belgu do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Parc des Princes gjatë verës, porse ka minutazh të kufizuar nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Ai është një tifoz i Djajve të Kuq prandaj do t’i pëlqente mundësia e transferimit në Old Trafford.
Aaron Wan-Bissaka (Crystal Palace) dhe Kieran Trippier (Tottenham Hotspur) janë po ashtu në listë, mirëpo Meunier është opsioni më i lirë.
Duke qenë se Antonio Valencia dëshiron të largohet nga Unitedi, klubi anglez është në kërkim të lojtarit që do ta zëvendësojë atë. /Telegrafi/