Telegrafi

Meunier e thërret Hazardin: Do të jetë fantastik me ne

Mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Thomas Meunier, e ka ftuar Eden Hazardin që një ditë të jetë pjesë e klubit francez.

Belgu beson se ylli i Chelseat do të përshtatej në mënyrë fantastike me lojën e klubit parisien.

“Eden edhe Neymar janë të njëjtin nivel”.

“Në mendjen time Hazard mund të luajë me ne te PSG. Do ishte një blerje fantastike për ne”, ka thënë Meunier.

Neymar, Hazard dhe Kylian Mballe do të ishin treshja më e mirë, por gjithmonë nëse kjo ndodh. /Telegrafi/