Telegrafi

Meucci: Këto vetura mund ta parandalojnë kontrabandën

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX i ka dhuruar Doganave të Kosovës një kontingjent prej 15 automjeteve, të cilat do ta lehtësojnë punën e oficerëve doganor në vendin tonë.

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, ka thënë gjatë ceremonisë së dhurimit të këtyre automjeteve se do të jetë një ndihmë për ndaljen e kontrabandës së mallrave.

Sipas tij, Dogana e Kosovës ka arritur sukses të madh në parandalimin dhe zvogëlimin e kontrabandës për të cilin duhet të vlerësohet shumë puna e tyre.

Drejtoi i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka falënderuar EULEX-in për dhurimin e veturave.

“Shpresoj që këto vetura të na shërbejnë për të mirë dhe të na ndihmojnë ta ndalojmë krimin dhe kontrabandën në pika kufitare”, theksoi Rafuna.

Ndryshe misioni i EULEX-it nuk është hera e para që dhuron vetura për institucione kosovare. /Telegrafi/