Telegrafi

Metzelder: Reali nuk do të ma vazhdojë kontratën

“Të jemi realë: Nuk mendoj se Madridi do të ma rinovojë kontratën”.

“Kam qëndruar dy vite e gjysmë këtu dhe nuk mendoj se është momenti i duhur për mua të flas për situatën time në këtë klub, jo tani dhe jo në muajt që vijnë”, ka thënë gjermani, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm në një ndeshje të La Ligas dhe një të Kupës së Mbretit.

Kontrata aktuale e Metzelder me Real Madridin, skadon në qershorin e ardhshëm. /Telegrafi/