Telegrafi

“Metro, Metro…”, Katari i tregon turistëve rrugën për metro në një mënyrë primitive, pavarësisht se kanë miliardat, nuk mungojnë talljet

Një burrë në Katar është bërë viral në TikTok me mënyrën se si i drejtonte turistët për në stacionin e metrosë.

Ai mund të shihej derisa mban një dorë një megafon dhe me të thërret “metro, metro, metro”, bashkë me të lëviz edhe dorën për t’ia bërë me shenjë turistëve vendndodhjen e stacionit.

Katari është nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit, ku njerëz nga e gjithë bota kanë shkuar për të shikuar turnirin gjigant.

@alr39_ميترووو😂🔥♬ original sound – HBR

Ndonëse, Katari është një ndër vendet më të pasura në botë, burri përdori një mënyrë primitive për të drejtuar tifozët drejt metrosë.

@saidchii1988 #فعاليات #love #qatar #explore #اكسبـلور #wordcup2022 #qatar2022 #morocco🇲🇦 #cornicheqatar #الوسيل_مارينا #laughing #morocco @FIFA @Word Cup 2022 @qatar2022 ♬ Metro from this way – said chii

Mirëpo, burri tashmë është bërë shumë i famshëm nga tifozët, pasi herës tjetër ata shihen duke i ndihmuar, atij në momentin kur ai thotë “metro”, tifozët i përgjigjen me “këtej?”. Një video tjetër gjithashtu tregon tifozët duke brohoritur “metro, metro, metro”, derisa presin edhe burri ta thotë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

@mozzartsport Metrooo again 😂🙌🏻 #doha #qatar #fifaworldcup #fifaworldcup2022 #fifa #serbia #srbija #mozzart ♬ original sound – mozzartsport