Telegrafi

Metro dukja e Office 15

Pasqyra teknike (technical preview) i Officeit të ri në këtë moment nuk punon si duhet në mënyrë të pavarur, por punon si përditësim i Office 2010. Procesi i përditësimit ka mbetur gati i njëjtë si ai tek pararendësit. Dallimi më i madh në krahasim me versionet e mëhershme është opsioni i ri Microsoft My Site Documents, i cili mund të ndodhë të zëvendësojë SharePoint Workspace, si dhe shtimi i Lyncit si pjesa standarde e instalimit, i cili tani niset në mënyrë automatike me vet sistemin. Instalimi sipas pohimeve është më i shpejtë dhe nuk kërkon rinisjen e kompjuterit.

Më i popullarizuari Microsoft Word ka përjetuar ndryshime të dukshme të ndërfaqes (për të mirë), e cila tani është më e thjeshtë, “më e pastër” dhe më e këndshme, veçanërisht për fillestarë. Menyja i njohur Ribbon është ende aty, por si dhe tek Windows Exploreri, është më i vogël për nga madhësia. Përveç tabëve të zakonshëm është i pranishëm edhe tabi i ri Design i cili ofron mundësinë e konfigurimit të temave, ngjyrave dhe të ngjashme. Risi është edhe modi i ekranit të plotë, i cili në tërësi zapton ekranin dhe mundëson përqendrimin vetëm tek teksti si dhe më shumë hapësirë tek tabelat.

Përveç ndryshimeve në ndërfaqe, veglat për Office 15 kanë fituar edhe mundësinë e bashkëveprimit të drejtpërdrejtë me SkyDrive (qysh tek ruajtja e fajllave), si opsioni i parë, që është shenjë se ”retë” janë bërë element i rëndësishëm i ekosistemit të Microsoft. Microsoft paraqiti edhe Live SDK për aplikacionet Metro, me të cilat autorët mund të integrojnë SkyDrive dhe identitetet Live në aplikacionet e veta. /Telegrafi/