Site icon Telegrafi

Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së

Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë në vend të Muhamed Zekirit.

Qeveria në seancën e sotme fillimisht e shkarkoi Zekirin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, e më pas Dimovskin si anëtar të Këshillit inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. Pas kësaj, Dimovski u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Zekiri dha dorëheqjen pasi dyshohej për shpërdorim detyrës zyrtare, për keqpërdorim të 940.00 eurove.

Dimovski është anëtar i Këshillit inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, nga 3.8.2017. Ai u lind më 16 korrik 1966 në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version