Telegrafi

Metodë e re për kancerin në mëlçi

Studiuesit e qendrës shkencore të Agjensisë së energjisë atomike të Iranit arritën të prodhojnë radiomedikamentin e ri të quajtur P-32 i cili nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale injektohet në zonën e tumorit në mëlçi duke ndikuar dukshëm në zhdukjen e qelizave kanceroze.

Mëlçia është burimi kryesor i përhapjes së qelizave kanceroze në pjesët e tjera të trupit. Gjithashtu studiuesit e qendrës shkencore të Agjencisë së energjisë atomike të Iranit prodhuan një hidroxhel të ri për mbulimin e plagëve të shkaktuara nga djegia duke shfrytëzuar elektrone shumë të shpejtë që bëjnë të mundur kurimin e shpejtë të lëkurës së dëmtuar. /Telegrafi/