Telegrafi

Metodë e re për diagnostikimin e skizofrenisë

Shkencëtarët nga universitetet në Baltimor dhe Tel Aviv i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën shkencore ‘Neurobiology of Disease’. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të mundësohet diagnostikimi më i hershëm i skizofrenisë, gjë që do ta lehtësojë fillimin më të hershëm të terapisë së duhur.

Deri tani biomarkerët për skizofreninë janë zbuluar vetëm në qelizat e trurit, të cilat nuk është e mundur që të mblidhen para vdekjes. Tani në neuronet e nuhatjes nga pjesa e epërme e brendësisë së hundës janë gjetur pjesë të mickoARN-së, karakteristike për skizofreninë.

MikroARN-ja është pjesë e mekanizmit, i cili e rregullon kodin tonë gjenetik. /Telegrafi/