Site icon Telegrafi

METODË E RE E SHËRIMIT: Përzierja e ilaçeve të thjeshta mund t’i detyrojë qelizat e kancerit të vetëvriten

Në këtë studim të ri është zbuluar që kombinimi i ilaçeve me përshkrim të gjerë për diabet dhe për tension të lartë mund të përdoret për shërimin e spektrit të gjerë të kancerit.

Studimi i publikuar në revistën Science Advances ka treguar që ilaçi antihipertensiv Syrosingopine mund të përmirësojë cilësinë e ilaçit Metforminë kundër diabetit në luftë kundër kancerit, transmeton Telegrafi.

“Ishim në mundësi të tregonim që kombinimi i dy ilaçeve të njohura çon në efekte të mëdha të proliferimit të qelizave të karcinomit sesa bën çdo ilaç veçmas”, thuhet në komunikatën e udhëheqësit të studimit Don Benjamin.

Të dhënat nga ky studim mbështetin zhvillimin e qasjes së kombinuar të shërimit të pacientëve të sëmurë nga kanceri.

Ky hulumtim mund të ketë pasoja aplikimin klinik të skenarëve të ardhshëm të kombinuar, të cilat sulmojnë nevojat energjike të qelizave të tumorit.

Për nevoja të studimit hulumtuesit kanë analizuar më shumë se një mijë ilaçe të cilat do të mund të shtonin cilësitë antikancerogjene të Metforminomës.

Me gjithë ndikimin e dëshmuar të tij, doza e zakonshme terapeutike e këtij ilaçi kundër diabetit është tepër e ulët për të luftuar në mënyrë të efektshme kundër kancerit.

Të suksesshëm kundër llojeve të ndryshme të kancerit

Në modelin e minjve me kancer malinj të mëlçisë kombinimi i Metforminës dhe Syrosingopineas ka zvogëluar rritjen e mëlçisë, ndërkaq numri i qelizave të kancerit dukshëm është zvogëluar. Tumoret te disa kafshë madje plotësisht janë zhdukur.

Hulumtuesit kanë vërejtur që kombinimi i ilaçeve ka vrarë të gjitha tumoret dhe mostrat e pacientëve me leucemi, madje edhe kur i kanë marrë dozat të cilat nuk janë toksike për qelizat normale.

Shkencëtarët konstatojnë që aftësia e kombinimit të ilaçeve për sforcim të luftës kundër kancerit vjen nga aftësia e tyre e ndërprerjes së procesit vital, i cili qelizave të kancerit u siguron energji.

Metformina bllokon zinxhirin respirator në mitokondritë, të cilat janë burim i energjisë së qelizave. Nga ana tjetër, Sssyrosingopina inhibon zbërthimin e sheqerit.

Me zvogëlimin e furnizimit me energji të qelizave të kancerit, përzierja e Metforminës dhe Syrosingopines ka zvogëluar numrin e tumoreve, madje disa edhe i ka eliminuar plotësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version