Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Ndotja e tepërt mund të jetë përgjegjëse për efektet e dëmshme mbi sistemin imunitar, një skenar i cili na bën shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike të tilla si, disa forma të kancerit, sëmundje të zemrës, diabet, sëmundja e Alzheimer-it e shumë të tjera.
Dietat e pastrimit nga toksinat, bimët dhe agjërimi mund jenë metoda natyrore të pastrimit për të ç’helmuar trupin. Shumë besime inkurajojnë njerëzit që të agjërojnë për pastrimin e trupit dhe mendjes.
Sigurohuni që gjithmonë të shmangni ushqimet e rafinuara, sheqernat, kafeinën, kikirikët, alkoolin, etj. Kjo mund të bëhet duke pirë shumë ujë, duke u larguar nga të skuqurat, të përpunuarat, ushqimet super të kripura dhe super të ëmbla, dhe të hahen shumë fruta të freskëta dhe perime.
Pastrimi i mëlçisë – Pastrimi i mëlçisë duhet të përfshijë më shumë zarzavate të hidhura (luleradhiqe, çikore) dhe karota, selino, limon, panxhar.
Pastrimi i zorrës së trashë – Një nga metodat më të mira natyrore të detoksifikimit është përdorimi gjashtë apo shtatë ditë i uthullës së mollës të egër dhe lëngu Aloe Vera. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për të pastruar traktin tuaj dhe për të ndihmuar tretjen e ushqimit.
Pastrimi me lëngje – Një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar trupin, përfshin përdorimin e frutave të freskëta organike dhe perimeve (mollë, karota, panxhar, rrënjë xhenxhefili, spinaq, dardha, selino, lakër jeshile, ananas, hudhër, brokoli, boronicë dhe zarzavate të tjera të errëta, agrume), supave, vajra të tilla si liri, kokosi, susami apo vaji i farave të kungullit dhe ujë të pastër.
Pastrimi me erëza – Një dietë e shëndetshme organike me përdorimin e erëzave në dietën tuaj duhet të përfshijë kanellë, rigon, turmerik, kimjon, ‘fenugreek’, xhenxhefil, kopër, piper i kuq, piper i zi, karafil, majdanoz dhe rozmarinë.
Masazhi përmirëson qarkullimin dhe ndihmon në stimulimin e nyjeve limfatike (nyjet limfatike mbledhin toksina në të gjithë trupin)
Shmangni përdorimin e kimikateve sintetike në produktet e kujdesit personal dhe kozmetikës. Kimikatet futen në organizëm nga lëkura njëlloj si marrja e ushqimeve.
Stop pirjes së duhanit dhe alkoolit. /Telegrafi/