Telegrafi

Metodat e sofistikuara, për të kopjuar gjatë testimeve: Studentë, kapini librat e mësoni! (Foto)

Profesorët duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë testimeve, pasi studentët po përdorin metoda të zgjuara për të kopjuar.

Kohë më parë, janë shfrytëzuar shënimet nëpër fleta të vogla, por sot ka mundësi më të mëdha mashtrimi.

Lapsi me ngjyrë fluoreshente bën që shënimet të vendosen në pjesën e pasme të kalkulatorit apo edhe në thoin e dorës, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të mos zihen duke kopjuar, studentët i kanë shtypur formulat në një letër, që e kanë ngjitur brenda etiketës së shishes.

E, orët e mençura janë mjeti më i sofistikuar, që të merren të dhëna, ndërsa kujdestari të mos jetë në dijeni për asgjë. /Telegrafi/