Jo të gjithë mund ta keni fatin për të pasur sy të mëdhenj, kështu për një arsye ose tjetër dikush mund ta ketë kompleks diametrin e syve.
Megjithatë, ekziston një metodë ku mund të bëni që sytë e tu të duken më të mëdhenj pa procedura kirurgjike.
Dhe e gjitha kjo mund të bëhet vetëm me disa metoda sekrete të grimit, ndonëse ndoshta do t’ju duhet kohë për ta realizuar në mënyrë të përkryer.
Vlogerja e njohur në YouTube, Misha Khan, tregon përmes një videoje një procedurë grimi për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj.
Së pari ajo filloi aplikimin e ‘llajnerit’ përfundi kapakut të syrit në pjesën e sipërme, duke e zgjatur më pas tek pjesa e jashtme dhe duke e trashur.
Pasi e realizoi këtë, ajo filloi edhe me aplikimin e ‘llajnerit’ në pjesën e mëposhtme të syrit, duke dalë jashtë formës natyrale të cilën tashmë e keni. Vlogerja më pas filloi shkrirjen e vijës së poshtme për t’u dukur forma sa më natyrale; hapësirën boshe siç duhet ta shkrini me një ngjyrë neutrale.
Ajo i sigurua që ta aplikonte ‘llajnerin’ edhe në pjesën në fillim të syrit në atë që njihet si ‘cat-eye’. Për më shumë ndiqeni videon. /Telegrafi/