Telegrafi

Metoda interesante për ta ulur temperaturën në shtëpi: Bangladeshi me “kondicionerët” pa rrymë (Video)

Bangladeshi është i njohur për temperaturat e larta, por shumë prej banorëve nuk kanë energji elektrike e lëre më kondicionerë të ajrit.

Megjithatë, ata kanë krijuar një eko-frigorifer: një sistem ftohës i përbërë nga shishet plastike dhe një copë kartoni.

Kjo metodë ul temperaturën me pesë gradë Celsius në një kohë të shkurtër.

“Grameen Intel”, në bashkëpunim me agjencinë “Grey Dhaka”, kanë zhvilluar këtë projekt, i cili që nga muaji shkurt ka sjellë sistemin e ftohjes te më shumë se 25.000 familje në Bangladesh.

https://youtu.be/oSbZWNk84F4