Kur vjen puna për të palosur rrobat, shpesh ngecim për ta realizuar punën më së miri.
Sende si xhinset dhe tutat janë veçanërisht sfiduese pasi që ato zënë shumë vend në dollap dhe nuk plason ashtu siç duhet.
Duke pasur parasysh të gjitha telashet që kemi pasur, ju mund ta imagjinoni se sa të emocionuar ishim në lidhje me një hile për palosjen e xhinseve. Kjo informatë u shpërnda për herë të parë nga Natasha, përdoruese e TikTok që qëndron pas llogarisë @effectivespaces.
@effectivespaces Join me on Instagram xx #fyp #foryou #folding #laundry #jeans #hack #clothes #fashion
Thjesht merrni një palë pantallona dhe shtrijini në një shtrat ose sipërfaqe tjetër. Pastaj, merrni pjesën e poshtme të këmbëve dhe palosini në pjesën e sipërme të pantallonave ku është rripi i belit.
Pastaj, merrni pjesën e poshtme të palosur dhe silleni përsëri në brezin e belit.
Tani që të dy këmbët e pantallonave tuaja janë më të shkurtra dhe të palosura lart, bashkoni të dy anët e këmbëve të pantallonave dhe keni arritur palosjen që gjithmonë keni dëshiruar!
Kjo këshillë është e shkëlqyeshme nëse po kërkoni hapësirë shtesë për të vendosur më shumë rroba në sirtarë, pasi gjithçka është më kompakte dhe e sheshtë. /Telegrafi/