Site icon Telegrafi

Metin Dogan, simboli i rezistencës gjatë tentimit të puçit në Stamboll (Foto)

Studenti Metin Dogan, me aktin e tij të guximshëm të premten, kur ushtarët besnikë ndaj organizatës terroriste FETO/PDY tenuan të bëjnë grusht shteti, u shtri para tankut në afërsi të aeroportit Ataturk në Stamboll, u bë një simbol i rezistencës së popullit turk kundër kësaj përpjekjeje, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se sapo dëgjoi për aktin e tradhëtisë doli në rrugë.

“Mysafirët dhe vëllai i vogël u përpoqën që të më ndalojnë, por vëllai i madh më mbështeti. Nuk mund të gjeja një makinë për të shkuar në aeroportin Ataturk. Pastaj pash një motoçiklist dhe i kërkova të më dërgojë në aeroport. Ai u dakordua kur pa dëshirën time për të shkuar. Madje nuk mori as para për transportin”, i ka shpjeguar Dogan gazetarit të AA, duke shtuar se para aeroportit pa ushtarë, tanke dhe trazira.

Lexo po ashtu Publikohen pamje të reja: Kështu e zaptuan puçistët televizionin shtetëror turk (Video)

Studenti rikujtoi se ai i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ushtarët në tank nëse ata janë në të vërtetë ushtarë.

Exit mobile version