Bordi i Drejtorëve të Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK) sot ka emëruar Metihe Kastratin si drejtoreshë menaxhuese të kësaj qendre.
Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të ICK-së ku ndër të tjera thuhet se Kastrati ka sjell një pasuri të përvojës, ekspertizës dhe udhëheqjes në ICK.
Tutje bëhet e ditur se Kastrati ka pasur një karrierë të larmishme në teknologji, qëndrueshmëri mjedisore dhe biznes.
“Ajo është një udhëheqëse strategjike dhe novatore që mbron fuqinë e të dhënave dhe njohurive strategjike për të avancuar përparimin shoqëror dhe organizativ. Karriera e saj është një mozaik rolesh me ndikim, ku kuptimi i saj i thellë i të dhënave dhe njohuritë strategjike kanë çuar në përparime domethënëse shoqërore dhe organizative”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/