Prezantuesi i njohur shqiptar, Meti Alshiqi, muaj më parë u bë kryetemë e mediave për shkak të çështjeve të lidhura me jetën private të tij.
Kjo pasi ai i dha fund martesës me ish-bashkëshorten e tij, duke vendosur që të kthehet në Kosovë pas shumë vitesh.
Megjithatë, një video e fundit e tij së bashku me stilistin Mr. Rex, ka ngritur dyshime te fansat për një martesë të mundshme të dytë.
I veshur me një kostum elegant ngjyrë bojëqielli, Mr. Rex dëgjohet duke thënë “Meti gati për t’u bërë dhëndër edhe një herë”.
Sigurisht që e gjitha bëhedt në kuadër të shakasë, pasi nuk është raportuar për ndonjë lidhje të re të prezantuesit.
Meti përndryshe ka qenë prej vitesh bashkëpunëtor i brendit “Mr. Rex” dhe do të jetë fytyra promovuese e koleksiomeve të reja. /Telegrafi/