Këto ditë jemi përballur me mot të nxehtë, mirëpo Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sjell lajme të mira për ditët në vazhdim pasi do të ketë rënie të temperaturave.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në një prononcim për Telegrafin tha se të mërkurën do të ketë zbritje të temperaturë deri në 3 gradë celsius, e cila rënie do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim.
Ai po ashtu tha se do të ketë reshje lokale shiu gjatë fundjavës.
“Sot shënohet temperature maksimale 34-36 gradë celsius. Nesër do të kemi ulje të temperaturave për tri gradë, ndërkaq edhe ditëve në vazhdim do të vazhdoj i njëjti interval i uljes së temperaturave. Gjithashtu do të ketë edhe reshje lokale shiu, mirëpo të intervalit të dobët”, ka thënë Aliu për Telegrafin. /Telegrafi/