Telegrafi

Meteorologu Rugova: 57mm të reshura u regjistruan në Prishtinë deri në orën 22:00

Foto/ Arben Hoti - REL

Sipas meteorologut Mendim Rugova, gjatë së dielës 57mm të reshura u regjistruan në Prishtinë deri në orën 22:00.

Këto të dhënë Rugova thotë se i regjistroi në stacionin personal.

Ai thotë se të reshurat e gjithë qershorit ndodhën për tri orë.

Lexo po ashtu ​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Ndryshe, shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu një pjesë të Kosovës ka shkaktuar probleme të theksuara edhe në komunikacion, sidomos në kryeqytet.

Në disa zona ka pasur edhe vërshime.

Shiu me breshër vjen në një mot të nxehtë ku temperaturat ditëve ë fundit iu kanë afruar 40 Gradë Celsius. Me këtë rrebesh shiu, edhe IHMK ka njoftuar se nga disa e sotme nxehti i quajtur “saharian”, do të kalojë dhe temperaturat do t’i kthehen të nxehtit normal./Telegrafi/