Një meteorolog amerikan ka publikuar pamjet rrëqethëse, ku shihet fuqia shkatërruese e uraganit Ian që ka goditur Floridën në Shtetet e Bashkuara.
“Ai tha se një gjë të tillë as përafërsisht nuk ka arritur ta sheh në këto 30 vite karrierë”, shtoi ai.
Bëhet fjalë për Mike Seidel që punon për televizionin amerikan Weather Channel, ku publikoi pamjet nga Fort Myers, vendi ku kaloi uragani Ian.
Në video shihet dhe dëgjohen erërat tejet të fuqishme duke goditur në brigjet e Floridës. Sipas ekspertëve ato frynin me 250 kilometra në orë.
Në profilin e tij në Twitter, ai bëri të ditur se gjatë 30 viteve karrierë, nuk ka parë diçka të tillë – pra me përmasa të tilla shkatërruese. /Telegrafi/
We were in the eye wall of Cat. 4 #Hurricane #Ian for over 5 hours and the back side was the worst.
I haven't experienced anything close to this in over 30 years @weatherchannel pic.twitter.com/wfEqcuEBAm— Mike Seidel (@mikeseidel) September 29, 2022