Telegrafi

Meteorologët parashikojnë stabilizim të motit në Maqedoni

Pritjeve të gjata për ditë të ngrohta dhe të përshtatshme për piknik, apo për plazh, po u vjen fundi pasi që meteorologët paralajmërojnë ditë të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet një periudhë e stabilizimit të motit dhe të ngritjes së temperaturave ditore deri në fund të kësaj jave, ndërsa nga e mërkura e javës që vjen temperaturat do të ngriten deri më 38°C.

Të reshura të shiut parashihen vetëm këtë të enjte, kurse ditët tjera pritet të jenë stabile./Telegrafi/