Banorët në ishullin Guam janë shqetësuar nga një meteor, që ndriçoi qiellin para mesnatës, nga frika se mund të jetë ndonjë “dhuratë” nga lideri korean.
Frika e përhershme se kund të sulmohen nga Koreja Veriore, ka bërë që ata të alarmohen dhe të përcjellin mediet, se çfarë po ndodhë mbi qiell, transmeton Telegrafi.
Por, agjencia meteorologjike, ka thënë se mbi këtë ishull ka rënë një meteor, që është shpërndarë më pas me të hyrë në atmosferë.
Disa prej banorëve, kanë arritur ta filmojnë, atë që mendohej se ishte ndonjë predhë nga Kim Jong-Un, i cili pretendojë të shtrijë autoritetin e tij edhe mbi këtë ishull.
Ky fenomen natyror, vjen vetëm disa ditë pas një eklipsi, që krijoi atë që duket si një rreth zjarri në qiell. /Telegrafi/