Telegrafi

Meteori shkakton panik në Izrael

Shfaqja e meteorit te shumica ka shkaktuar panik duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë raketë ose objekt të paidentifikuar fluturues (UFO).

Meteori mbrëmë ka kaluar me shpejtësi të madhe. Pas kësaj kanë pasuar thirrje të shumta për policinë dhe mediat, kurse astronomët, të cilët nuk e kishin parashikuar kalimin e meteorit, janë shqetësuar.

"Ishte i bardhë dhe shndëritës, kurse pas vetes lëshonte një shkëlqim të madh. Si njeri që merrem me shkenca ekzakte nuk besoj në jashtëtokësorë. Është e mundur që meteori ka hyrë në atmosferë, kurse pamja ishte mbresëlënëse”, ka thënë njëri nga dëshmitarët okularë.

"Shkaku që ka bërë të mundur pamjen e meteorit është se ai ka qenë relativish i madh. Shumica e meteorëve nuk peshojnë më shumë se një e njëmijëta pjesë e gramit, kurse ky sigurisht ishte disa herë më i madh", ka thënë Jigal Pa-El, udhëheqësi i shoqatës së astronomëve izraelitë, për radion ushtarake izraelite.