Telegrafi

Meteori ndriçon gjatë natës qiellin mbi Turqi

Vikendin e kaluar në Turqi është filmuar meteori kur ndriçon qiellin me një dritë me ngjyrë të gjelbër.

Pamjet spektakolare të meteorit vijnë nga qyteti Erzurum, i cili gjendet në provincën turke Gumushane në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Videoja e parë e shkuar është filmuar në një park të lodrave, ku shihet meteori duke kaluar mbi retë – duke ndriçuar qiellin dhe më pas ajo dritë zhduket.

Pamjet e tjera janë filmuar me kamerë të vendosur brenda një veture, ku shihet edhe më qartë meteori falë qiellin më të pastër në momentin kur natën e shndërron në ditë. /Telegrafi/