Telegrafi

Meteori i madh ndriçon qiellin, shoferët befasohen nga pamjet – një pjesë e “shkëmbit” ra në kulmin e një shtëpie (Video)

Ky është momenti kur një meteor i ndritshëm është parë në të gjithë qiellin, natën – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që “rrëmbeu” shtëpitë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, meteori thuhet se u pa nga disa vende, me një grua madje duke pretenduar se një pjesë e “shkëmbit” ra në kulmin e një shtëpie.

Topi gjigant i flakëve u dallua rreth orës 8 të natës të martën – i cili mahniti shoferët të cilët kishin qenë duke vozitur përgjatë një rruge.

Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara regjistroi një dridhje me magnitudë 2.0, rreth katër milje në lindje të Shën Clair Shores në Michiganin Lindor.

Dhe Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se nuk ishte një ngjarje meteorologjike, por më shumë gjasa ishte një meteor.

Njerëzit të cilët panë “ndriçimin”, raportuan se gjithashtu dëgjuan një “shpërthim me zë të lartë”. /Telegrafi/