Site icon Telegrafi

Meteor në trekëndëshin Kosovë, Serbi, Maqedoni?

Korrespodenti i Radio Televizionittë Serbisë (RTS) nga Leskovci tha se zhurma është krijuar kur meteori depërtoi në atmosferë të tokës, por ende nuk duhet nëse meteori vetëm ka kaluar ose ka rënë në atë rajon.

Korrespodenti i RTS-it nga Vranja njoftoi se është dëgjuar një shpërthim në atë zonë. Në Nish është parë një dritë në formë të fishekzjarrëve. B92 raportoi se meteori ka shpërthyer murin e zërit në orën 19:32 minuta në rajonin mbi Surdulicë.

Po ashtu mediat serbe njoftojnë se në jug të Serbisë është dëgjuar një eksplodim që ka shqetësuar qytetarë të shumtë. Në shërbimin për informim në Vranje thonë se meteori është zgjatur në drejtim të Bujanocit dhe në trekëndëshin e kufirit Kosovë-Serbi-Maqedoni, por ende nuk dihet se ku është përplasur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version