Një tjetër meteor është filmuar në qiellin e Rusisë, duke shkaktuar sërish panik në vend.
Mediat vendase shkruajnë se pamjet mahnitëse janë filmuar nga kamerat e vendosura në një veturë në rajonin Arkhangelsk.
Sipas tyre, vetura ishte duke lëvizur në orët e natës në një zonë të mbuluar nga bora kur në një moment qielli ndriçohet nga meteori gjigant.
Siç shihet edhe në video ai digjet në ajër. Për momentin nuk ka raportime për dëme apo të lënduar, transmeton shekulli.
Ndërkohë meteorët nuk janë të pazakontë mbi qiellin rus pasi edhe në muajin dhjetor një meteor i tillë është filmuar mbi rajonin e Khakassia-s.