Emisioni “Metamorfoza” sjell nga java në javë transformime interesante të personazheve që vendosin që dukjen e tyre ta kenë në një tjetër nivel.
Këtë herë radhën e pati Merita, një grua 44 vjeçare nga Prishtina, me profesion laborante, historia e së cilës përshkruhet me sfida jo lehtë të përballueshme për jetën.
Ajo ka vuajtur nga kanceri në gji, sëmundje të cilën ka arritur të mposhtë.
Me lot në sy, Merita ka rrëfyer se si arriti t’i përballojë këto sfida dhe pse zgjodhi “Metamorfozën” për të bërë ndryshimin e saj.
Moderatorja Suzana Mushkolaj, e cila tashmë ka krijuar identitetin e saj unik para shikuesve, u pa gjithashtu e emocionuar teksa bënte transformimin e saj.
“Ajo është mposhtur nga kanceri, dhe në vend që unë t’i jap asaj vullnet dhe pozitivistet, ajo më mbushi mua me një ndjenjë të tillë”, ka thënë Suzana gjatë emisionit.
Në fund të emisionit, Merita kishte pësuar një ndryshim drastik ashtu siç edhe e kishte kërkuar, dhe tani jeta e saj mund të thuhet lirshëm se ka marrë sinonimin e buzëqeshjes. /Telegrafi/