Protagonistja e këtij emisioni është Besarta, një grua 25 vjeçe nga Prishtina, nënë e tre fëmijëve.
E pakënaqur me dukjen e saj, Besarta iu referua emisionit “Metamorfoza” për të bërë ndryshimet që ajo dëshiron.
Emisioni nisi me një rrëfim të sajin mbi dietat, ku tregoi se ka mbajtur dieta të rrepta, me ç’rast nuk ka arritur të eliminojë as një kilogramë, pasi veç sa është lodhur dhe më pas nga uria ka ngrënë në mënyrë të pakontrollueshme.
Moderatorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, e pajisi me këshilla Besartën mbi regjimin e ushqimit, dhe kujdesin që ajo duhet të bëjë jo në sasinë që ajo ha, por në atë se çfarë zgjedh të ha.
Më pas ato së bashku u drejtuan në një super-market ku së bashku përzgjodhën ushqimet e shëndetshme për konsumim që do t’i shërbenin për regjimin që ajo do të ndjekë.
Një vizitë në palestrën sportive “Five Star” ishte destinacioni i radhës, ku Besarta për herë të parë iu nënshtrua ushtrimeve, nga ku do të ndjek tash e tutje me rregull të gjitha konsultimet e trajnerit personal, për të arritur ndryshimin e shumë-dëshiruar.