Emisoni “Metamorfoza” është shndërruar tashmë në një prej emisioneve më atraktive për publikun shqiptar.
Me transmetim çdo të shtunë në ora 17:00, “Metamorfoza ka mbledhur para vetes shumë femra, por edhe meshkuj që duan të shohin ndryshimin.
Kësaj here, ky emision u vizitua edhe nga një tjetër televizion shumë i njohur, ai i TOP Channel.
Gazetari Erblin Jaku së bashku me ekipin e tij kanë udhëtuar nga Tirana për të përcjell nga afër xhirimet e episodit të tetë.
Moderatorja e emisionit Suzana Mushkolaj ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj, të cilën kësaj here ia kishte besuar stilistes Albina Dyla.
Ndërkohë, e rregulluar nga Sellma dhe Kaci, ajo bëri për vete edhe shumë shikues nga Shqipëria, që do të kenë mundësinë ta shohin tashmë edhe në një nga storjet e përgatitura nga TOP Channel. /Telegrafi/