Telegrafi

“Metamorfoza” nga Suzana për herë të parë në Shkup, sjell ndryshimin e 18-vjeçares Arta

Emisioni “Metamorfoza” nga Suzana ka zhvilluar për herë të parë një nga seritë e tij në Shkup.

Stafi i këtij emisioni kanë vizituar atje Artën, vajzën 18-vjeçare e cila dëshironte një ndryshim në pamje ne saj.

Moderatorja e emisionit “Metamorfoza”, Suzana Mushkolaj

Fillimisht, Arta së bashku me moderatorin e emisionit u drejtuan tek një nga klinikat dentare më të mira në Shkup, për të nisur ndryshimin që nga dhëmbët e saj.

Pas kësaj, ato kanë vizituar një klinikë dermatologjike, nga e cila Arta është pajisur me këshilla dhe ka kryer me sukses disa tretmane të fytyrës.

Vizitat në butik ishin destinacioni i radhës, ku moderatorja Suzana Mushkolaj e informoi protagonisten rreth tendencave të fundit të modës si dhe stilit të cili ajo i përket.

Momente përgjatë emisionit “Metamorfoza” në Shkup

Pasi është bërë edhe përzgjedhja e veshjeve, 18-vjeçarja ngeli e mahnitur me transformimin e saj.

“Metamorfoza” për herë të parë solli një emision të realizuar të tërin në Shkup, me çka vërtetoi gatitshmërinë për t’u ndihmuar shqiptarëve kudo ku janë, kur ata kanë nevojë për ndryshim. /Telegrafi/