Emisioni “Metamorfoza” nga Suzana ka zhvilluar për herë të parë një nga seritë e tij në Shkup.
Stafi i këtij emisioni kanë vizituar atje Artën, vajzën 18-vjeçare e cila dëshironte një ndryshim në pamje ne saj.
Fillimisht, Arta së bashku me moderatorin e emisionit u drejtuan tek një nga klinikat dentare më të mira në Shkup, për të nisur ndryshimin që nga dhëmbët e saj.
Pas kësaj, ato kanë vizituar një klinikë dermatologjike, nga e cila Arta është pajisur me këshilla dhe ka kryer me sukses disa tretmane të fytyrës.
Vizitat në butik ishin destinacioni i radhës, ku moderatorja Suzana Mushkolaj e informoi protagonisten rreth tendencave të fundit të modës si dhe stilit të cili ajo i përket.
Pasi është bërë edhe përzgjedhja e veshjeve, 18-vjeçarja ngeli e mahnitur me transformimin e saj.
“Metamorfoza” për herë të parë solli një emision të realizuar të tërin në Shkup, me çka vërtetoi gatitshmërinë për t’u ndihmuar shqiptarëve kudo ku janë, kur ata kanë nevojë për ndryshim. /Telegrafi/