Telegrafi

“Metamorfoza” e Suzanës sjell ndryshimin drastik të Fikrijes nga Prishtina (Video)

Emisioni “Metamorfoza” është kthyer tashmë në një ndër emisionet më të ndjekura në vend.

Prezantuesja dhe autorja e emisionit, Suzana Mushkolaj çdo javë sjell ndryshimin e një personazhi, që ndjehet i/e pakënaqur me dukjen e tij/saj.

Suzana Mushkolaj, autore dhe prezantuese e emisionit “Metamorfoza”

Këtë herë, radhën për ndryshim e kishte një grua e quajtur Fikrije, e cila vinte nga Prishtina.

Fillimisht, mes saj dhe prezantueses u realizua një intervistë, nga e cila u shtjellua arsyeshëm nevoja e saj për ndryshim.

Më pas, ishte Suzana bashkë me stafin e emisionit, ajo e cila e dërgoi Fikrijen së pari te dentisti për rregullimin e dhëmbëve, më pas u përzgjidhen me kujdes veshjet në butikun “Divina”, gjersa nuk mungoi edhe një vizitë te salloni “Kaci”.

Momente nga përzgjedhjet e veshjeve

Pas shumë trajnimeve, Fikrija ishte gati për paraqitjen finale, nga ku kishte ndryshuar drastikisht.

Ajo u shfaq elegante në fund të emisionit veshur me një fustan të zi dhe grimuar lehtë dhe e kënaqur me rezultatet që kishte arritur.

Episodi i pestë nga Suzana, ishte një tjetër mision i përfunduar me sukses i “Metamorfozës”. /Telegrafi/