Emisioni “Metamorfoza” është kthyer tashmë në një ndër emisionet më të ndjekura në vend.
Prezantuesja dhe autorja e emisionit, Suzana Mushkolaj çdo javë sjell ndryshimin e një personazhi, që ndjehet i/e pakënaqur me dukjen e tij/saj.
Këtë herë, radhën për ndryshim e kishte një grua e quajtur Fikrije, e cila vinte nga Prishtina.
Fillimisht, mes saj dhe prezantueses u realizua një intervistë, nga e cila u shtjellua arsyeshëm nevoja e saj për ndryshim.
Më pas, ishte Suzana bashkë me stafin e emisionit, ajo e cila e dërgoi Fikrijen së pari te dentisti për rregullimin e dhëmbëve, më pas u përzgjidhen me kujdes veshjet në butikun “Divina”, gjersa nuk mungoi edhe një vizitë te salloni “Kaci”.
Pas shumë trajnimeve, Fikrija ishte gati për paraqitjen finale, nga ku kishte ndryshuar drastikisht.
Ajo u shfaq elegante në fund të emisionit veshur me një fustan të zi dhe grimuar lehtë dhe e kënaqur me rezultatet që kishte arritur.
Episodi i pestë nga Suzana, ishte një tjetër mision i përfunduar me sukses i “Metamorfozës”. /Telegrafi/