Telegrafi

“Metamorfoza” e Shqipes nga Lipjani: Femra me mbulesë që sfidoi veten në ndryshimin e paraqitjes

Foto: YouTube/Metamorfoza

Është transmetuar për shikuesit e përjavshëm edhe episodi i 35-të i emisionit “Metamorfoza” nga Suzana.

Mysafire këtë radhë në emision ishte Shqipja nga Lipjani, e cila njëherësh është femra e parë me mbulesë që aplikon në këtë emision.

Ajo ishte e pakënaqur me dhëmbët dhe lëkurën e saj, me çka stafi i emisionit së bashku me moderatoren bën të pamundurën për t’i ndihmuar në ndryshimet që ajo donte të kryente.

Momente përgjatë episodit të 35-të të emisionit”Metamorfoza” (Foto: YouTube/Metamorfoza)

Kështu ata u drejtuan në një nga klinikat gjermane të dhëmbëve, dhe më pas edhe te dermatogolu, për të bërë ndërhyrjet në lëkurë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth emisionit 'Metamorfoza'

Pasi përfunduan këto procedura, Shqipja së bashku me moderatoren atraktive të emisionit, Suzana Mushkolajn, u drejtuan në një prej butikëve të kryeqytetit për të zgjedhur veshjet e përshtatshme dhe për të marrë këshilla mbi modën.

“Metamorfoza” e Shqipes (Foto: YouTube/Metamorfoza)

Në fund të emisionit, Shqipja kishte përjetuar “Metamorfozën” e saj, duke ndryshuar kështu që nga pamja e deri te stili.

Falënderimet e saj për stafin dhe moderatoren Mushkolaj ishin të shumta, ndërsa vet protagonistja ishte më se e kënaqur me ndryshimet e saj. /Telegrafi/