Emisioni i njohur “Metamorfoza” sjell çdo herë ndryshime interesante nga java në javë.
Në episodin e 19-të këtë herë ishte radha për ndryshimin e një 22 vjeçare nga Prishtina, e cila kishte zgjedhur emisionin “Metamorfoza” për të ndryshuar.
Ajo quhej Besjana dhe është studente, teksa e ndihmuar nga moderatorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, 22-vjeçarja arriti të bëjë ndryshimet e shumë dëshiruara në trupin e saj.
Fillimisht ato vizituan një nga klinikat e njohura të dhëmbëve, ku edhe Besjana pati mundësinë për të bërë një trajtim të veçantë në dhëmbët e saj.
Më pas, që të dyja së bashku shkuan në një nga butikët më të njohur në Prishtinë për të blerje, me ç’rast përzgjodhën veshjet e duhura që do t’i jepnin karakter Besjanës.
Në fund të emisionit, 22-vjeçarja bëri defilimin e saj para pasqyrës, me ç’rast nuk po u besonte syve me ndryshimin drastik që kishte përjetuar.
Episodi 19 u cilësua si një tjetër mision i kryer me sukses nga stafi dhe moderatorja, Suzana Mushkolaj. /Telegrafi/