Site icon Telegrafi

Metallica rikthehen në nëntor me albumin e ri

Erdhi njoftimi që fansat e grupit “Metallica” e prisnin prej kohësh. Disku i ri, i titulluar “Hardwired To Self-Destruct”, do të dalë më 18 nëntor.

Lajmi u bë i ditur nga vetë grupi muzikor historik amerikan i heavy metal. Albumi do të ketë 12 këngë, me gjithsej 80 minuta muzikë.

Albumi vjen pas rikthimit në skenë të grupit tetë vjet pas atij të fundit i titulluar, “Death Magnetic”, periudha më e gjatë në historisë së grupit pa asnjë publikim.

Për të shuar pritjen e fansave, Metallica ka publikuar këngën e parë të albumit, e titulluar “Hardwired”.

Metallica u formua në 28 Tetor 1981. Ata kanë arritur të bëhen një prej grupeve më të suksesshme muzikore të dekadave të fundit, me më shumë se 90 milionë albume të shitura në mbarë botën, përfshirë këtu edhe 57 milionë albumet e shitura në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version