Telegrafi

Metallica kthen haraçin për mjekrën e adhuruesit

Mick Cassidy, 37-vjeçar, ka përfunduar me një mjekër mbi 30 centimetra pasi që në vitin 2006 kishte vënë bast me gruan e tij Maendi se nuk do të rruhej derisa bendi i tij i adhuruar heavy metal i njohur botërisht të mos lansoj në shitje albumin e tyre të radhës.

Në njohje të dedikimit të tij, vokalisti i Metallicas James Hetfield, është pajtuar që edhe ai të rruaj mjekrën e tij me duar të veta në ndejën e lansimit të albumit të ri të bendit – Death Magnetic.

"Ka qenë një lehtësim", ka thënë Cassidy, një animator nga Dublini i cili tani jeton në Los Angeles. "Mjekra më bëri të dukem si një patate me flokë".

Death Magnetic është albumi i dymbëdhjetë me radhë i Metallicas.