Telegrafi

“Metallica” anulon turneun pasi James Hetfield ka sërish probleme me vartësinë nga alkooli

James Hetfield (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

“Metallica” e ka anuluar turneun aktual në Australi dhe Zelandë të Re, sepse frontmeni James Hetfield duhet të shkojë sërish në rehabilitim për të hequr dorë nga alkooli – shkruan Sky News.

Bendi legjendar amerikan është dashur të mbante koncerte në muajin tetor në Perth, Melbourne, Sydney, Brisbane dhe Auckland, në kuadër të turneut ‘Worldwired’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Metallica

Anëtarët tjerë të bendit ‘heavy-metal’, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, e kanë konfirmuar lajmin për anulimin e turneut.

James Hetfield (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Hetfield me vite të tëra ka luftuar me vartësinë ndaj alkoolit, mirëpo nuk ka arritur që të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ky ves i keq.

“Siç e dini shumica nga ju, vëllai ynë James po lufton me vartësinë qe shumë vite. Tash, fatkeqësisht, duhet sërish të hyjë në programin e mjekimit, në mënyrë që të trajtohet”, shkruan mes tjerash në Twitter. /Telegrafi/